Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin banesor "Elena", të ndërtuar nga kompania ndërtuese "Astral Construction". Kompleksi "Elena" ka qasje të lehtë në Rrugën A dhe në zonën e Veternikut, kjo e bën të lehtë për ju të qarkulloni nëpër qytet dhe të arrini në destinacionet tuaja të preferuara. Në kompleksin Elena gjithashtu ka hapësira rekreative për fëmijë, ku ata mund të luajnë dhe të shijojnë kohën e tyre në një ambient të sigurt. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 88.84m2, ofron një ambient të përshtatshëm për ju dhe familjen tuaj. Ngrohja qendrore me kalda elektrike me sistemin nën dysheme është një zgjidhje moderne dhe efikase për të mbajtur banesën tuaj të ngrohtë gjatë sezonit të ftohtë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo