Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, e ndërtuar nga kompania “Ariani Company”, përballë Albi Mall, në një lokacion shumë të përshtatshëm pasi ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në shumë drejtime. Ka ndriçim të bollshëm natyral falë orientimit në lindje, jug dhe perëndim, duke e bërë hapësirën të ndjehet tërësisht të ngrohtë dhe të rehatshme gjatë gjithë ditës. Banesa ka sipërfaqe prej 91.7m², e organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron hapësirë komode për dy dhoma gjumi. Gjithashtu, është e pajisur me ngrohje qendrore me rrymë, duke siguruar komoditet gjatë stinës së ftohtë. Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Ballkon