Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin banesor “Joni” të ndërtuar nga kompania “Ariani Company”, përballë Albi Mall, në një lokacion shumë të përshtatshëm pasi ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në Veternik. Banesa ka sipërfaqe banimi prej 126.27m², e organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron hapësirë komode për jetesë, ka orientim jug – perëndim, gjithashtu banesa do të ketë ngrohje qendrore me rrymë, duke siguruar komoditet gjatë stinës së ftohtë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo