Lokal 209m2 në shitje në lagjen Mati 1 – Rruga C

752,400 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-rruga Enver Maloku

Lokali gjendet në lagjen Mati 1, në rrugën C, një zonë e përshtatshme për veprimtari të ndryshme. Lokali ka sipërfaqe prej 209m² dhe posedon një terasë të pasme prej 42.5m², e cila ka qasje vetem nga lokali dhe ofron mundësi të mira për shfrytëzim të lokalit. Ballina e lokalit është 11 metra e gjatë, e pozicionuar në vijën e rrugës kryesore, duke i ofruar hapësirës dukshmëri të mirë dhe akses të lehtë. Orjentimi lindje-perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës – në mëngjes në pjesën ballore dhe pasdite në pjesën e pasme ku ndodhet terasa. Objekti është ndërtuar me kujdes dhe materiale cilësore, përfshirë dritare treshtresore të përshtatshme për të gjitha stinët dhe një fasadë moderne strukturore që e dallon nga ambientet përreth. Lokali është i përshtatshëm për biznese të ndryshme si: zyre, klinikë, studio, kafiteri apo aktivitete të tjera shërbyese apo tregtare.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop New T4563

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
252 209 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones