Shtëpia gjendet në lagjen “Elite Homes”, lagje kjo e ndërtuar me standarde të larta me prioritet të ndërtimit për një jetë sa më të qetë e në afërsi të qytetit si dhe siguria e banorëve duke përfshirë lagjen e mbyllur dhe në mbikqyrje të kamerave. Lagjja gjendet ngjitur me lagjen “Qëndresa Home” mbrapa lagjes “Swiss Village” e që ndodhen në zonën e Veternikut dhe ka afërsi me objekte dhe qendra të rëndësishme që shtojnë funksionalitetin e saj. Shtëpia është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, ka sipërfaqe totale prej 250m2 dhe ndodhet në truall prej 5.8 ari, ka fasad ventiluese,xhama tre shtresorë, ngrohje qëndrore me pompë termike nën dysheme, si dhe ka hapësirë parkingu për dy vetura. Po ashtu shtëpia ka edhe pishinën me thellësi 1.5m e cila është e lidhur me pompë termike për ngrohje të ujit.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryzari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Lavanderi
| 1 Depo
- Kati i I-rë
| 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 1 Lavanderi
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)