Shtëpia gjendet në lagjen "Royal Green Residence" në Zllatar dhe ofron mundësi për të jetuar në një ambient të qetë dhe të sigurt afër Liqenit të Badovcit. Lagjja, është e paijsur me kamerat e sigurisë dhe sigurim fizik, ku përveç sigurisë, lagjja ofron fusha sportive dhe një park të hapur për aktivitete rekreative, duke inkurajuar një jetesë aktive dhe të shëndetshme. Shtëpia ka një sipërfaqe banimi prej 174 m² dhe është ndërtuar me një orientim jug-lindje dhe ofron ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Ajo është e pajisur me ngrohje qendrore përmes pompës termike, duke garantuar ngrohje të qëndrueshme dhe efikase energjetike gjatë sezonit dimëror. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesa | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 WC | - Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi (Njëra nga dhomat e fjetjës është me garderobë) | - Nënkulmi: | 1 Dhomë pune