Shtëpia gjendet në Zllatar, ne një lokacion shumë të mirë për banim, lartësi mbidetare rreth 800m, me një pamje paranomike si dhe ajër të pastër që e karakterizon afërsia me parkun e Gërmisë si dhe me liqenin e Badovcit i cili gjendet shumë afër lagjes. Lagjja është e tipit të mbyllur, e monituruar me kamera, park I hapur për lagje, hapërsira të përbashkëta për komunitetin e lagjes si dhe mirëmbajtje të përbashkët të organizuar nga komuniteti. Shtëpia është e mobiluar me shije si dhe ngrohjen e ka me rrymë.
Shtëpia është e tipit C, ka sipëfaqe toke 3.11 ari, ka gjithësej Bodrum + Përdhesë + Kati i I-rë si dhe Nënkulmi dhe ka këtë renditje:
- Bodrumi 38.80m2
- Përdhesa 116.58m2:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Terasë
| 1 Parabanjo
| 1 WC
| Loxha
| Erëmbrojtësi
| 1 Depo
| 1 Garazhë
- Kati i I-rë 108.51m2:
| 3 Dhoma gjumi (1 Master bedroom me garderobë, banjo dhe ballkon)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 1 Utiliti
- Nënkulmi 35.92m2:
| 1 Hapësirë pushimi
| 1 Hapësirë pune