Kjo banesë gjendet në një nga lokacionet më të kërkuara të kryeqytetit, në rrugën “Sylejman Vokshi”, afër Bibliotekës Kombëtare dhe kampusit të Universitetit të Prishtinës. Pozita qendrore e saj ofron qasje të menjëhershme në Sheshin “Xhorxh Bush”, institucione publike, ambiente arsimore dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetë urbane komode. Me një sipërfaqe prej 65m², banesa është funksionale dhe e rehatshme, e pajisur me sistem ngrohjeje qëndrore nga Termokosi. Orientimi Jug-Lindje mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të këndshme nga Biblioteka Kombëtare.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon