Zyra gjendet në Qendër, përkatësisht mbrapa objektit “Comodita”. Pozicioni i saj strategjik ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha drejtimet kryesore të qytetit, duke e bërë këtë pronë ideale si për banim ashtu edhe për zyre. Me një sipërfaqe prej 150 m², banesa ofron hapësirë të bollshme dhe funksionale. Ajo është e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetë komode: supermarkete, institucione publike, restorante, transport urban dhe shumë më tepër. Ngrohja është e kyçur në rrjetin qendror të Termokosit, gjë që garanton ngrohje efikase dhe ekonomike gjatë gjithë sezonit të ftohtë.
Banesa ka këtë renditje:
| 4 Dhoma pune
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 2 Ballkona