Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në lagjen “Qershia”, lagje kjo e konceptit të mbyllur dhe e afërt me qytetin e cila ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, po ashtu e mbikqyrur me kamera si dhe me sigurim fizik të lagjes 24/7. Shtëpia ka sipërfaqe totale banimi prej 202m2, ofron një ambient të shkëlqyeshëm dhe është e dizajnuar dhe e mobiluar me stil dhe elegance ndërsa sipërfaqe toke ka 4 ari (400m2).
Shtëpia ka ngrohje qendrore me pompë termike, ka sistem Smart Home, kamin, oborr të mirëmbajtur dhe me sistem të ujitjes, bunar si dhe pjesa e nënkulmit është e rregulluar dhe e investuar me dysheme laminat dhe izolim e cila gjithashtu shfrytëzohet. *Shtëpia ka fletë poseduese
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Garazhë
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (një master bedroom)
| 2 Banjo (një master bedroom)
| 1 Lavanderi
| 2 Ballkona