Shtëpia gjendet në lagjen Qershia në Çagllavicë, duke ofruar një ambient të rehatshëm dhe të mirëorganizuar për jetesë cilësore. Me një sipërfaqe banimi prej 202 m², si dhe 14 m² nënkulm dhe një oborr prej 3.1 ari, prona ofron hapësirë të bollshme dhe funksionale. E ndërtuar dhe e dizajnuar me stil modern dhe elegancë, shtëpia kombinon komoditetin me funksionalitetin, duke plotësuar çdo nevojë të përditshme. Ngrohja qëndrore sigurohet përmes pompës termike, ndërsa kamini shtesë krijon një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme. Shtëpia është e pajisur me sistem të fshesës qëndrore, që ofron mirëmbajtje të lehtë, si dhe posedon sistem automatik të ujitjes së oborrit, i cili e bën kujdesin për kopshtin praktik dhe të lehtë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Tualet
| 1 Garazhë
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (një master bedroom)
| 3 Banjo (një në master bedroom)
| 1 Utiliti
| 2 Ballkona
– Nënkulmi (14m2)