Shtëpia ndodhet në lagjen prestigjioze Marigona Hill, një nga zonat më të reja dhe më të kërkuara për banim. Prona është e re, e papërdorur dhe tërësisht e mobiluar me kushte bashkëkohore. Me një sipërfaqe prej 340m² dhe të shtrirë në 4.15 ari, ajo ofron hapësirë të bollshme dhe funksionale për një jetesë komode. E rrethuar nga natyra dhe e vendosur në një lagje të siguruar e të monitoruar vazhdimisht, shtëpia garanton qetësi dhe siguri të plotë. Pozita e favorshme gjeografike i mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe relaksues. Po ashtu shtëpia ka pishinen e cila është e gatshme per perdorim ne ditet e ngrohta të verës. Shtëpia është plotësisht e gatshme për banim dhe e pajisur me ngrohje qendrore përmes pompës termike, duke ofruar efikasitet dhe komfort të lartë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Sutereni:
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Dhomë rekreacioni apo fitnesi
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo
| 1 Dhomë gjumi
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (2 master bedroom)
| 3 Banjo (2 në master bedroom)
| 1 Ballkon