Shtëpia gjendet në lagjen Marigona Hill, e njohur për investimet e saj moderne dhe ambientet e banimit me cilësi të lartë. Lagjja ofron një infrastrukturë të përparuar, me shumë gjelbërim, parqe për fëmijë, shtigje për vrapim dhe fusha sportive, duke e bërë atë ideale për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient të rehatshëm dhe të shëndetshëm për jetesë. Shtëpia është tërësisht e mobiluar dhe gati për banim, me një sipërfaqe të brendshme prej 215 m² mbi një truall prej 2.8 ari ka hapësirë të mjaftushme dhe komode për banim. Shtëpia është e pajisur me ngrohje qendrore me pompë termike, dhe orientimin ideal diellor lindje-perëndim, çka garanton dritë natyrale të bollshme gjatë gjithë ditës.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Lavanderi
| 1 Utiliti (ku gjendet, bojleri dhe sistemi i ngrohjës qëndrore)
- Perdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon