Shtepia gjendet në lagjen Sofali, me një pozicion të lartë që ofron pamje të mrekullueshme dhe një ambient të qetë e relaksues. Me një sipërfaqe të brendshme prej 270 m² të vendosur në 6 ari truall, kjo pronë ofron hapësirë të bollshme dhe ndriçim të shkëlqyer natyral, duke qenë e orientuar nga lindja në perëndim. Shtepia ka akses të lehtë dhe të shpejtë në rrugën kryesore "Shpetim Robaj", gjë që e bën shumë të favorshme për qasje në qytet. Shtëpia posedon alarm dhe kamera sigurie, kondicioner si dhe ka ngrohje qendrore me energji elektrike dhe me pelet. Kjo pronë është ideale për ata që kërkojnë një shtëpi moderne në një zonë të qetë dhe ekskluzive të qytetit, me qasje të përshtatshme në të gjitha shërbimet kryesore.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Banjo
| 1 Kuzhine
| 1 Depo
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Ballkona