Banesa gjendet në lagjen Prishtina e re, afër Veternikut, në kompleksin “Linda Premium Residence”, ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Al Trade”, kompleks ky i cili synon të vendos standarde ku posedon, barnatore, supermarket, institucion parashkollor si dhe restaurant. Kompleksi po ashtu posedon kënde lojrash për fëmijë, gjelbërim, furnizim me energji elektrike 24/h për hapësira të përbashkëta, furnizim me ujë 24/h, izolim të jashtëm me lesh guri dhe fasadë ventilluese, dritare 3 shtresore, siguri dhe vëzhgim 24/h me kamera, fshesa qendrore etj. Banesa ka në një lokacion të favorshëm dhe me qasje të lehtë si në qendër të qytetit ashtu edhe në rrugët magjistrale. Banesa ka gjithsej 119.67m2 sipërfaqe totale, posedon ngrohje qëndrore me rrymë si dhe orientim Lindje - Perëndim. Banesa është e re dhe e gatshme për banim po ashtu shitet e mobiluar.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Depo