Banesa ndodhet në lagjën Aktash, në objektin afarist – banesor “VIP Tower” të ndërtuar nga kompania “Alb Dizajn”. Banesa gjendet në një lokacion ideal pasi që ka lidhje të menjëhershme me rrugën "Agim Ramadani" si dhe qasje të lehtë në sheshin "Nëna Terezë", poashtu afër ka marketin "Meridian Express" dhe shumë kafiteri, restaurante dhe institucione. Banesa ka sipërfaqe prej 106m2 në fletë poseduese, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) me sistemin nën dysheme, si dhe orientohet në Lindje – Perëndim. Banesa është tërësisht e renovuar dhe e gatshme për shfrytëzim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet