Banes gjendet në lagjen Aktash, në një lokacion shumë të përshtatshëm që ofron qasje të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Pranë saj gjenden shkolla, kopshte për fëmijë, furra “Qerimi”, salla sportive “1 Tetori” dhe shumë shërbime të tjera që e bëjnë jetën më praktike çdo ditë. Me një sipërfaqe prej 75 m², banesa është e organizuar në mënyrë efikase duke ofruar hapësirë të mjaftushme dhe funksionale. Orientimi jug-perëndim siguron dritë natyrale dhe energji pozitive gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për banim. Ngrohja qendrore funksionon me energji elektrike dhe ka kosto të ulët, falë ndërtimit dhe izolimit të cilësisë së lartë që mban temperaturën optimale gjatë ditëve të ftohta. Kjo banesë është një mundësi ideale për këdo që kërkon rehati, komoditet dhe lokacion të favorshëm në qytet.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon