Lokali gjendet në lagjen Qafa, në rrugën “Josip Rela”, afër rrugës “UÇK”, Bankës Credins dhe Shkollës Fillore “Meto Bajraktari”, me qasje të shpejtë drejt qendrës së Prishtinës.
Prona ka sipërfaqe prej 188.10m2 dhe është e organizuar në 6 hapësira pune, recepsion, kuzhinë dhe toalet. Ndodhet në katin përdhesë, duke ofruar qasje të lehtë për klientë dhe staf.
Një vlerë shtesë e lokalit është terasa mbi 150m2 në pjesën e pasme, e cila mund të shfrytëzohet për nevoja të ndryshme afariste.
Lokali është i pajisur me çertifikatë prone dhe aktualisht është i dhënë me qira me kontratë afatgjate, duke e bërë një mundësi të mirë investimi me të hyra të menjëhershme.