Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin Prishtina Premium Residence. Ajo gjendet në rrugën Holger Petersen, në një vendndodhje ideale, në mes të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Pallatit të Drejtësisë. Po ashtu, ajo është afër Unazës Brendshme dhe Rrugës A, duke ju ofruar një akses të shkëlqyeshëm nëpër qytet. Ky kompleks modern zhvillohet në një sipërfaqe prej mbi 3 hektarësh dhe ofron hapësira të gjelbra dhe rekreacioni për banorët e tij. Po ashtu, kompleksi disponon një parking të jashtëm dhe nëntokësor të mjaftueshëm për banorët. Muret midis apartamenteve janë ndërtuar me dy blloqe prej 12 cm Silcapor, një material rezistent ndaj zjarrit dhe me një hapësirë prej 5 cm për absorbimin e zhurmës. Muret e jashtme janë të ndërtuara me bllokë Silcapor me trashësi 25 cm, me izolim prej leshi guri 16 cm dhe një fasadë strukturore ventilluese prej 8 mm. Sistemi i ngrohjes nën dysheme është i markës Vaillant dhe çdo dhomë ka një rregullator të temperaturës për të siguruar komoditetin tuaj. Ju gjithashtu keni mundësinë për të kontrolluar temperaturën e banesës përmes smartphone-it tuaj. Lartësia e tavanit është 290 cm, duke krijuar një ndjesi të hapësirës së lartë ,dyert e banesës janë të larta 250 cm, të sigurta ndaj zjarrit. Dritaret janë të cilësisë gjermane, me katër shtresë stinore, të pajisura me tre xhama dhe fibra karboni. Poashtu dritaret janë të pajisur me roleta alumini elektrike. Të gjitha dritaret kanë një lartësi prej 220 cm, duke pasur më shumë dritë natyrale. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 108.10m² si dhe ka orientim Perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet