Shtëpia gjendet në lagjen Qendresa në një pozicion shumë të favorshëm, duke e bërë ideale për banim. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 270m² dhe shtrihet në një parcelë prej 2.7 ari tokë, që ofron hapësirë të bollshme për jetesë komode. Një nga avantazhet kryesore të kësaj shtëpie është afërsia me shërbimet e përditshme, duke ofruar komoditet për banorët. Orientimi i saj është ideal, me diell të plotë në pjesën lindore, jugore dhe perëndimore, gjë që siguron ndriçim dhe ngrohtësi natyrore gjatë gjithë ditës. Shtëpia ka dy terasa të mëdha që ofrojnë hapësirë për relaksim dhe aktivitete të jashtme. Njëra nga terasat ndodhet në katin e parë, ndërsa kati i dytë përbëhet nga një kuzhinë verore dhe një terasë të gjerë. Shtëpia ka ngrohje qendrore me rrymë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Garazhë
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Terasë
- Kati i 2-të:
| 1 Kuzhinë verore
| 1 Terasë