Objekti ndodhet në një pozitë shumë të favorshme, në lagjen Aktash pranë shkollës fillore Naim Frashëri, një vendndodhje e cila ofron qasje në qender dhe shërbime të ndryshme për bizneset dhe vizitorët.Ky objekt është I gatshëm për shfrytëzim, me të gjitha përshtatjet dhe infrastrukturën e nevojshme për aktivitetet e zyrës. Objekti ka gjithsejt 220m2, ofron parkim të mjaftueshëm përreth, duke përfshirë edhe parking rrugor ,që e bën të përshtatshme për stafin dhe klientët. Zyra ka sistemin e ngrohjes energji elektrike, përmasat e zyreve janë të konsiderueshme, me gjithsej 3 kate, duke e bërë atë një hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar aktivitetet e biznesit tuaj. Me një pozicion të favorshëm dhe infrastrukturën e përshtatshme, ky objekt ofron një mundësi të shkëlqyer për një ambient të përshtatshëm për zyre.
Objekti ka këtë renditje:
- Perdhesa:
| 1 Hapsirë
| 1 Toalet
- kati i I-rë:
| 2 Dhoma pune
| 1 Banjo
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
- kati i II-rë:
| 2 Dhoma pune
| 1 Banjo
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon