Duplex-Banesë me 4 dhoma gjumi në shitje në Qendër

295,000 € Per Shitje Prishtina-Qendër-Bulevardi Nëna Tereza

Banesa gjendet në qendër të qytetit, përballë "Hotel Grand". Me një siperfaqe totale prej 137m2 neto dhe një nënkulëm prej 30m2, kjo pronë ofron një ambient të gjerë dhe të përshtatshëm për banim. Lokacioni dhe orientimi i saj Jug-Lindje e bëjnë atë një zgjedhje tërheqëse për të jetuar, pasi që gjendet në afërsi të të gjitha shërbimeve dhe ka një qasje të menjëhershme në sheshin "Zahir Pajaziti". Përveç kësaj, banesa ka një sistem ngrohjeje të lidhur me termokos, e cila garanton që ambienti të jetë i ngrohtë dhe i këndshëm gjatë gjithë vitit. Një nga pikat më të rëndësishme është se kjo banesë shitet komplet e mobiluar, duke përfshirë të gjitha pajisjet dhe mobiljet e nevojshme për një jetë të rehatshme dhe të përshtatshme. Prona përmban të gjitha kriteret për të qenë një vendbanim i përshtatshëm në qendër të qytetit, duke ofruar komoditet, qetësi dhe lehtësi aksesimi në të gjitha pjesët e qytetit. Banesa ka këtë renditje: Kati i I-rë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon - Kati i II-të: | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Duplex Used T3843

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
137 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Alarm zjarri,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones