Banesë me 4 dhoma gjumi në shitje në Qendër

- Per Shitje Prishtina-Qendër-rruga Rexhep Luci

Banesa është e pozicionuar në një lokacion tepër të favorshëm në qendër të qytetit, mbi Maxi Market, duke ofruar një akses të lehtë në të gjitha shërbimet dhe nevojat përreth. Me një sipërfaqe prej 88m² sipas fletës poseduse, por me një hapësirë faktike të shfrytëzueshme prej 138m², banesa ofron shumë më tepër hapësirë. Ajo gjithashtu disponon një terasë ekskluzive prej 150m², e cila është e dedikuar vetëm për këtë banesë, duke ofruar privatësi të plotë për banorët.Kjo banesë është shumë funksionale dhe mund të përshtatet edhe për qëllime biznesi, si për ndonjë ordinancë apo zyrë, për shkak të lokacionit të saj strategjik. E pajisur me ashensor, një avantazh i madh në krahasim me ndërtesat e tjera më të vjetra në qendër, kjo banesë është ideale për ata që kërkojnë komoditet dhe akses të lehtë.Me orientim lindje-perëndim, banesa ka dritë natyrale të bollshme gjatë gjithë ditës dhe ngrohje qendrore të siguruar nga Termokosi, duke ofruar një mjedis të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë dimrit.Banesa ka këtë renditje: | 2 Dhoma ndenje | 2 kuzhina me tryezari | 4 Dhoma gjumi | 2 Banjo | 1 Terasë

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T4201

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
88 0 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones