Penthouse gjendet në lagjen Prishtina e Re, në zonën e qendër, në kompleksin banesor Vera Hill të ndërtuar nga kompania Gashi Invest. Ky penthouse ofron një vendndodhje shumë të favorshme, duke ofruar qasje të lehtë në unazën e brendshme të qytetit dhe në rrugën A.
Kompleksi banesor Vera Hill është një projekt i kualitetit të lartë. Ky kompleks ofron një ambient të sigurt dhe të mirembajtur, me hapësira gjelbëruese dhe zona rekreacioni për banorët e tij.
Penthouse ka një sipërfaqe totale prej 420m2, e cila përfshin 240m2 sipërfaqe banimi dhe një terasë e gjerë 180m2. Ky vendbanim i mrekullueshëm përmban një kombinim perfekt të hapësirës banuese dhe hapësirës së jashtme, duke ju ofruar mundësinë për të shijuar pamjen e bukur të kryeqytetit nga terasa e gjerë.
Ky penthouse ofron një sistem ngrohjeje qendrore me kalda elektrike, orientimi është Lindje-Perëndim, duke u siguruar që të përfitoni nga ndriçimi natyral dhe dielli në mënyrë maksimale gjatë ditës
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 5 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Terasë (180m2)
| 1 Ballkon
| 3 Banjo ( njëra në Master Bedroom)
| 1 Depo