Banesë me 2 dhomë gjumi në shitje në lagjen Prishtina e re – Prishtina Premium Residence

129,600 € Per Shitje Prishtina-Prishtina e re-

Banesa gjendet në lagjen Prishtina e re në kompleksin Prishtina Premium Residence, më saktësisht në rrugën Holger Petersen, në mes të QKUK-së dhe pallatit të Drejtësisë si dhe afër ka unazën e brendshme dhe rrugën A. Kompleksi në të cilin gjendet banesa shtrihet në mbi 3 hektarë tokë, ka hapësira gjelbëruese dhe rekreacioni, parking nëntokësor të mjaftueshëm si dhe kualitet të lartë të ndërtimit. Karakteristikat e banesave në këtë kompleks janë: • Muret në mes apartamenteve me dy blloqe 12 cm Silcapor, rezistent ndaj zjarrit dhe me hapësirë 5cm në mes blloqeve për absorbim të zërit, • Muret e jashtme 25cm bllok Silcapor, izolim lesh guri 16cm me fasadë strukturale ventilluese 8mm, Sistem i ngrohjes nën dysheme Vaillant, me rregullator në çdo dhomë dhe kontroll të temperaturës përmes smartphone, • Lartësia e tavanit 290 cm e pastër • Dyert 250 cm të larta, të pajisura me sistem të sigurisë me alarm, rezistente ndaj zjarrit • Dritare kualitet Gjerman, katër stinore me tre xhama dhe fibra karboni, me roleta alumini elektrike, te gjitha dritaret 220 cm të larta • Parking nëntokësor i garantuar për çdo apartament. Banesa gjendet në fazën e parë të ndërtimit dhe do të jetë e gatshme për shfrytëzim më sa largu në Dhejtor 2022. Banesa ka sipërfaqe totale prej 108.2m2 dhe banesa me sipërfaqe të njejtë kemi në shitje në katin e II-të dhe katin e V-të. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon | 2 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T2226

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
108 0 2 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon,Smart home

Vendodhja e prones