Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin "Prishtina Premium Residence", në rrugën "Holger Petersen", në një vendndodhje ideale, në mes të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Pallatit të Drejtësisë. Po ashtu, ajo është afër Unazës Brendshme dhe Rrugës A, duke ju ofruar një akses të shkëlqyeshëm në qytet.
Ky kompleks modern zhvillohet në një sipërfaqe prej mbi 3 hektarësh dhe ofron hapësira të gjelbra dhe rekreacioni për banorët e tij. Po ashtu, kompleksi disponon një parking të jashtëm dhe nëntokësor të mjaftueshëm për banorët.
Banesa në fjalë është pjesë e fazës së fundit të ndërtimit dhe ofron karakteristika të jashtëzakonshme. Muret midis apartamenteve janë ndërtuar me dy blloqe prej 12 cm Silcapor, një material rezistent ndaj zjarrit dhe me një hapësirë prej 5 cm për absorbimin e zhurmës. Muret e jashtme janë të ndërtuara me bllokë Silcapor me trashësi 25 cm, me izolim prej leshi guri 16 cm dhe një fasadë strukturore ventilluese prej 8 mm.
Sistemi i ngrohjes nën dysheme është i markës Vaillant dhe çdo dhomë ka një rregullator të temperaturës për të siguruar komoditetin tuaj. Ju gjithashtu keni mundësinë për të kontrolluar temperaturën e banesës përmes smartphone-it tuaj. Lartësia e tavanit është 290 cm, duke krijuar një ndjesi të hapësirës së lartë dhe ajër të pastër, kurse dyert e banesës janë të larta 250 cm.
Dritaret janë të cilësisë gjermane, me katër shtresë stinore, të pajisura me tre xhama dhe fibra karboni, gjithashtu janë pajisur me roleta alumini elektrike. Të gjitha dritaret kanë një lartësi prej 220 cm, duke u dhënë shtysë dritës natyrore dhe ndjenjës së hapësirës.
Banesa ka një sipërfaqe totale prej 62.2m² si dhe ka orientim Lindje.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo