Banesa ndodhet në lagjen Mati 1, në kompleksin banesor “Euro Kemi”, i cili ka një pozitë shumë të mirë dhe qasje të lehtë në rrugën “Muharrem Fejza”. Me një sipërfaqe prej 45.70 m2, banesa ofron një organizim funksional dhe hapësira të përshtatshme për një jetesë komode. Ajo ka orientim jug-lindje, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë gjithë ditës. Banesa ka ngrohje qendrore me Termokos, duke ofruar një sistem praktik dhe efikas ngrohjeje. Pozicioni strategjik i kompleksit mundëson qasje të shpejtë në pjesë të ndryshme të qytetit, si dhe afërsi me linjat e trafikut urban. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)