Banesa gjendet në lagjen Marigona Hill, lagje kjo e njohur për standardet e larta të ndërtimit, mirëmbajtjen profesionale dhe qetësinë që ofron. Me një sipërfaqe banimi prej 126.5m2 dhe një ballkon prej 42m2, kjo banesë ofron hapësirë të bollshme dhe komoditet maksimal për një familje moderne. Orientimi në drejtim të Jug-Perëndimit siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje të hapur e të qetë drejt qytetit të Prishtinës, pa pengesa vizuale nga objektet përreth. Hapësirat e brendshme janë projektuar nga arkitektë profesionistë, duke u kujdesur që çdo detaj të jetë funksional dhe estetikisht harmonik. Banesa është e pajisur me sistem ngrohje dhe ftohje me pompë termike, që garanton efikasitet energjetik dhe komfort të lartë gjatë gjithë vitit.Mobiljet janë përzgjedhur me kujdes, duke kombinuar dizajnin bashkëkohor me cilësi të lartë, çka e bën këtë banesë një pronë të gatshme për banim të menjëhershëm, ku rehatia dhe eleganca bashkohen në mënyrë të përsosur.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra masterbedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi)
| 1 Tualet
| 1 Utilit
| 1 Terasë 42m2
| 1 Garazhë
| 1 Depo