Ky duplex penthouse i veçantë ndodhet në lagjen Aktash, në kompleksin “Prishtina Stars” në rrugën “Lordi Bajron” i cili gjendet në një lokacion me qasje të menjëhershme në të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, duke kombinuar komoditetin urban me një standard të lartë banimi. Me një sipërfaqe të brendshme prej 160m² dhe një terasë prej 130m², kjo pronë ofron hapësirë të bollshme për jetesë dhe relaksim. Tarraca e madhe është ideale për organizime familjare apo thjesht për të shijuar pamjet mbi qytet.
Orientimi Veri–Lindje siguron ndriçim natyral dhe atmosferë të këndshme gjatë gjithë ditës, ndërsa sistemi i ngrohjes qendrore me Termokos garanton komoditet gjatë stinës së dimrit.
Kombinimi i vendndodhjes elitare, sipërfaqes së bollshme dhe cilësisë së lartë e bën këtë penthouse një nga pronat më atraktive në qendër të kryeqytetit.
Banesa ka këtë renditje:
- Kati 1-rë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Banjo
| 1 Tualet
| 3 Dhoma gjumi (njëra master badroom)
| 1 Ballkon
- Kati 2-të
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Terasë (130m2)