Lokal 360m2 me qira në lagjen Aktash

2,100 € / Muaj Per Qira Prishtina-Aktash-rr.Anton Çeta

Jepet me qira lokal me sipërfaqe të përgjithshme prej 360m², i ndarë në dy kate funksionale ku kati përdhesë ka sipërfaqe prej 120m² ndërsa kati i sipërm ka sipërfaqe prej 240m². Lokali ndodhet në lagjen Aktash, përgjatë rrugës Anton Çeta, me dalje shumë afër rrugës kryesore Eqrem Çabej. Pozicionohet në pjesën e poshtme të objektit ku gjendet Innovation Centre Kosovo (ICK), në një zonë të zhvilluar dhe shumë të frekuentuar që karakterizohet nga prania e bizneseve dhe zyrave të shumta. Afarësia me Qendrën e Studentëve dhe prania e lartë e të rinjve në këtë zonë e bën lokalin mjaft të përshtatshëm për veprimtari të ndryshme afariste apo administrative. Ambienti ofron mundësi ideale për zyre, biznese shërbyese, studio kreative, qendra edukimi apo agjenci të ndryshme. Të dy katet kanë hyrje të veçanta dhe qasje direkte nga rruga, duke përfituar nga konfigurimi i terrenit të pjerrët që e karakterizon atë pjesë të qytetit.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop Used T4708

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
360 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Orientimi: Jug,Perëndim

Vendodhja e prones