Lokali gjendet në lagjen Mati 1, pjesë e kompleksit modern Kodrina, ndërtuar nga kompania e ndërtimit Tregita. Kompleksi Kodrina është një prej zonave më moderne të ndërtuara në Mati 1, me infrastrukturë të zhvilluar, përfshirë rrugë të asfaltuara, ndriçim publik, dhe afërsi me shërbime të ndryshme që rrisin vlerën e kësaj prone për investitorët potencialë.Me një sipërfaqe totale prej 372.40m², ky lokal ofron hapësirë të madhe për zhvillimin e bizneseve të ndryshme.
Lokali është i pozicionuar në kënd të ndërtesës, në pjesën ballore të parkut të kompleksit, duke ofruar një pamje të bukur dhe qasje të lehtë nga disa drejtime. Hyrja kryesore është nga parku, ndërsa qasja e dytë është nga pllatoja e objekteve R7, çka e bën këtë lokal shumë të frekuentueshëm dhe të dukshëm për kalimtarët. Lokali ka gjithashtu një terasë të madhe në pjesën anësore, e cila mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, si p.sh. për ulëse të jashtme për klientë ose si hapësirë shtesë për aktivitetet e biznesit.
Me këtë sipërfaqe të madhe, lokali mund të përshtatet për biznese të ndryshme, si kafiteri, restorante, zyra, dyqane ose aktivitete të tjera tregtare, duke ofruar mundësi të shumta për organizim të brendshëm dhe ndarjen e hapësirës.