Shtëpi me 4 dhoma gjumi me qira në lagjen Arbëria Luxury Homes

2,500 € / Muaj Per Qira Prishtina-Arbëria - Dragodan-

Lagjja “Arbëria Luxury Homes” gjendet në lagjen Dragodan - Arbëria, mbrapa rezidencës amerikane dhe mbrapa parkut "Arbëria". Me vetëm 500m nga Ambasada Gjermane, 1km larg nga lagjja Tophane që bën lokacionin e lagjes perfekt për jetë të qetë, por edhe shumë të afërt me pikat kryesore të qytetit. Në lagjen Arbëria Luxury Homes ju do të gjeni arkitekturë dhe infrastrukturë të kompletuar, të planifikuar bazuar në normativat më të larta evropiane. Shtëpia ka 5 ari truall ndërsa sipërfaqe banimi ka 240 m2. Shtëpia posedon alarm sigurie, kamera dhe poashtu ka dyer dhe dritare moderne, të cilat shquhen për kualitetin, parket poashtu shumë kualitativ, sanitari ekstra, oborr të rrethuar dhe të mirëmbajtur, ngrohje qëndrore me pompë termike me sistem nën dysheme dhe ka orientimin e diellit Lindje-Jug-Perëndim. Shtëpia ka këtë renditje: - Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 WC | 1 Garazhë | - Kati i I-rë: | 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom) | 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4051

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
240 240 4 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim
  • Garazh: 1

Vendodhja e prones