Shtëpia ndodhet në lagjen Arbëria - Dragodan, afër bazës së KFOR-it dhe parkut të Arbërisë, ofron një ambient të veçantë dhe një jetesë të këndshme për banorët e saj. Me një sipërfaqe prej 170m2 dhe një truall prej 3 ari, kjo shtëpi ofron shumë hapësirë dhe potencial për të krijuar një ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë familjen. Shtëpia është e ndërtuar me një investim kualitativ, duke i dhënë kujdes të detajuar për çdo aspekt të saj. Ngrohja e shtëpisë është qëndrore me pelet, me mundësi për tu bërë me kalda elektrike. Orientimi i shtëpisë në Lindje-Perëndim është një avantazh i mëtejshëm, duke e bërë të mundur që banorët të kenë dritë natyale dhe diell gjatë gjithë ditës. Pamja e jashtme dhe afërsia me parkun e Arbërisë e bëjnë këtë ambient të shkëlqyeshëm për të jetuar, duke ofruar një atmosferë të qetë dhe tërheqëse për banorët.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Depo
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo