Lokali gjendet në lagjen Emshir-Kalabria, në objektin e ndërtuar nga kompania Aldex, që ka një pozitë të shkëlqyer me qasje të lehtë. Lokali ka një sipërfaqe totale prej 802m2, si dhe është i pajisur me fletë poseduese, e që mund të përdoret si hipotekë ne rast të blerjes me kredi. Kjo pronë është ideale për hapjen e një dyqani, zyre, lokal ushqimor, ose një biznes tjetër. Pozicioni strategjik dhe vizibiliteti nga rruga kryesore, së bashku me qasjen e lehtë dhe sipërfaqen e përmasës së mirë, e bëjnë këtë pronë një mundësi tërheqëse për ato që janë në kërkim të një ambienti komercial.
* Lokali ka fletë poseduese dhe në çmim është e përfshirë edhe TVSH-ja.