Banesa ndodhet në lagjen Aktash, shumë pranë “OSBE”-së, në një lokacion të përshtatshëm që ofron qasje të shpejtë në qendër, përreth saj gjenden institucione arsimore si Shkolla "Ismajl Qemajli", qerdhe për fëmijë, transport urban dhe shërbime të ndryshme që plotësojnë nevojat e përditshme. Me një sipërfaqe prej 155.16m², banesa ofron hapësira të bollshme dhe një organizim funksional, ku terasa e saj ofron një pamje të mrekullueshme, pasi ndodhet më lart se shumica e ndërtesave përreth dhe ka pamje të pa penguar. Orientimi jug-perëndimor garanton ndriçim të bollshëm natyror gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm. Ngrohja qendrore me energji elektrike siguron komoditet gjatë stinës së dimrit.* Në cmim është e përfshirë dhe garazha.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Terasë
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)