Banesa gjendet në lagjen Aktash, më saktësisht në rrugen “Ali Pashë Tepelena”, ndodhet afër marketit Meridian në rrugën kryesore, duke ofruar qasje të lehtë në rrugët e tjera kryesore të qytetit. Lokacioni është mjaft i favorshëm, pasi banesa ndodhet afër qendrës së qytetit dhe në afërsi të institucioneve shtetërore, universiteteve, lokaleve, marketeve, restauranteve dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për një jetesë komode. Banesa ka sipërfaqe prej 120m2, ka ngrohje qendrore me Termokos dhe ofron një organizim funksional të hapësirave.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)