Shtëpia gjendet në Bërnicë, në lagjen Bërnica Park, e ndërtuar nga kompania Chelsea Point, e njohur për standardet e larta të ndërtimit dhe arkitekturën me stil të veçantë anglez. Prona ka një sipërfaqe banimi prej 265m2 dhe është e ndërtuar në një truall prej 3 ari, duke ofruar hapësirë të bollshme dhe komoditet maksimal për një jetesë të rehatshme familjare. Shtëpia është e mobiluar me mobilje ekskluzive dhe të përzgjedhura me kujdes, duke kombinuar elegancën, funksionalitetin dhe komoditetin. Përveç hapësirave të banimit, prona ofron edhe ambiente të dedikuara për argëtim dhe mirëqenie, duke përfshirë dhomë të veçantë për gym dhe dhomë për projektor, ideale për një përvojë të plotë kinemaje në shtëpi.S istemi i ngrohjes funksionon me energji elektrike dhe pelet, duke ofruar fleksibilitet dhe komoditet gjatë gjithë sezonit të dimrit. Lagjja Bërnica Park është e rregulluar, e qetë dhe karakterizohet nga arkitektura elegante dhe unike, e cila i jep zonës një identitet të veçantë dhe krijon një ambient ideal për jetesë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi
| 1 Garazhë
| 1 Hapësirë për rekreacion
| 1 Tualet
- Kati përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
- Nënkulmi:
| 1 Hapësirë që mund të shfrytëzohet si dhomë gjumi apo dhomë pune