Shtëpia gjendet në Bërnicë, në lagjen Bërnica Park, dhe është ndërtuar nga kompania Chelsea Point, e njohur për standarde të larta ndërtimi dhe stilin e veçantë anglez. Ka sipërfaqe banimi prej 265m² dhe truall prej 3 ari, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për një jetesë të rehatshme familjare.
Shtëpia dorëzohet e kompletuar dhe e gatshme për banim, duke përfshirë edhe nënkulmin prej rreth 30m², që mund të përdoret si dhomë gjumi apo hapësirë pune.
Lagjja është e rregulluar dhe e qetë, me arkitekturë karakteristike që i jep identitet të veçantë kësaj zone.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi
| 1 Garazhë
| 1 Hapësirë për rekreacion
| 1 WC
- Kati përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
- Nënkulmi:
| 1 Hapësirë që mund të shfrytëzohet si dhomë gjumi apo dhomë pune