Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, më saktësisht në objektin banesor “Anor Premium Residence” të ndërtuar nga kompania “Anor Invest”. Kjo banesë ndodhet në rrugën “Malush Kosova” në një zonë shumë të qetë dhe me qasje të lehtë në “rrugën A”. Banesa është e re dhe e gatshme për banim, ka sipëfaqe totale prej 95m2, posedon ngrohje qendore me kalda elektrike, si dhe ka orientim veri – lindje. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)