Banesa ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në objektin banesor të ndërtuar nga kompania F&A Inxhiniering, i cili ofron një mundësi të shkëlqyer banimi në një zonë të përshtatshme për jetesë. Lokacioni i banesës është një nga avantazhet kryesore, pasi që gjendet në afërsi të Spitalit Amerikan dhe ka një pozicion të përshtatshëm me qasje të menjëhershme në Rrugën A dhe në Veternik. Kjo bën që banesa të jetë lehtësisht e arritshme dhe pranë pikave kyçe të kryeqytetit. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 68m2, posedon ngrohje qëndrore me kalda elektrike, e mobiluar në mënyrë të plotë dhe ofron një ambient të këndshëm dhe të përshtatshëm për banim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo