Shtëpi 222m2 në shitje në lagjen Marigona Residence

460,000 € Per Shitje Preoc-Marigona Residence-

Shtëpia gjendet në lagjen Marigona Residence, një lagje e njohur për ambientin e qetë, sigurinë e lartë dhe organizimin e mirë urban.
Shtëpia ka sipërfaqe të brendshme prej 222m2, ku 174m2 janë hapësirë banimi dhe 48m2 bodrum, ndërsa shtrihet në një parcelë prej 253m2. Pozicionimi i saj brenda lagjes ofron privatësi, qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe afërsi me të gjitha shërbimet që ofron lagjja.
Hapësirat e brendshme janë të organizuara në mënyrë funksionale, duke ofruar komoditet për familje që kërkojnë një ambient të qetë dhe cilësor për banim. Bodrumi prej 48m2 krijon mundësi shtesë shfrytëzimi si depo, hapësirë rekreative apo sipas nevojave.
Shtëpia është e pajisur me sistem të ngrohjes me pompë termike, i cili ofron efikasitet të lartë energjetik dhe komoditet gjatë gjithë vitit.
Oborri i shtëpisë ofron hapësirë të mjaftueshme për qëndrim, relaksim dhe aktivitete familjare. Brenda oborrit gjendet edhe një hapësirë e mbyllur me xhama, e cila mund të shfrytëzohet për qëndrim dhe relaksim gjatë ditëve me shi apo gjatë stinës së dimrit. Orientimi i mirë i pronës siguron gjithashtu ndriçim natyral gjatë ditës.
Marigona Residence njihet për infrastrukturën moderne, hapësirat e gjelbra, sigurinë 24/7, këndet rekreative dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme, duke ofruar një standard të lartë jetese për banorët e saj.
Shtëpia ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom)
| 2 Banjo (të dyja në dhoma gjumi)
| 1 Tualet
| Bodrum 48m2
| 1 Ballkon
| Verandë 10m2 e mbyllur me xhama në oborr
| Hapësirë parkimi para shtëpisë

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5316

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
222 0 2 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug,Veri

Vendodhja e prones