Shtëpia gjendet në lagjen Velania, një nga zonat më të qeta dhe prestigjioze të Prishtinës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 692.8m², e ndërtuar në 3 ari truall, dhe ofron hapësirë të bollshme, funksionale dhe komode për banim familjar, si dhe mundësi për zhvillim të aktivitetit afarist.Shtëpia është e organizuar në mënyrë funksionale, ku bodrumi me sipërfaqe prej 112.95m2 përfshin një garazh dhe një dhomë teknike. Përdhesa ka gjithsej 132.58m2, prej të cilave 48.99m2 janë të dedikuara për hapësirë afariste, ndërsa 83.59m2 për banim. Tre katet e tjera kanë nga 149.09m2 secili, tërësisht të dedikuara për banim, duke ofruar hapësira të mëdha dhe të përshtatshme për nevojat e një familjeje.Prona ka një lokacion strategjik, me qasje të lehtë në rrugët kryesore që lidhen me qendrën e qytetit, si dhe me Parkun e Taukbahqes. Pozita e saj kombinon qetësinë e lagjes me afërsinë ndaj pjesëve kryesore të Prishtinës, duke e bërë një zgjedhje të përshtatshme si për banim ashtu edhe për përdorim afarist.Shtëpia është e orientuar nga lindja, duke mundësuar ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës. Brenda është e renovuar dhe e mirëmbajtur, duke ofruar ambiente funksionale, komode dhe të gatshme për banim të menjëhershëm.Prona është e pajisur me ngrohje qendrore me energji elektrike dhe pelet, duke ofruar fleksibilitet në përzgjedhjen e mënyrës së ngrohjes gjatë sezonit të ftohtë.Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për familje që kërkojnë një shtëpi të madhe, të renovuar dhe funksionale, me hapësirë afariste, garazh dhe sipërfaqe të konsiderueshme banimi, në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të Prishtinës.
Shtëpia ka këtë renditje:
Bodrumi:
| 2 Dhoma teknike
| 1 Garazhë
Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Tualet
Kati 1-rë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 3 Ballkona
Kati 2-të
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom)
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 3 Ballkona
Kati 3-të
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 4 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom)
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 3 Ballkona
Kati 4-të
| 1 Terasë 75m2