Banesa gjendet në lagjen Mati 1 – Rruga Muharrem Fejza, në kompleksin banesor të ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Art Construction". Kjo banesë e orientuar në lindje ka një investim ekstra dhe ofron një ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm për banim. Banesa ka gjithësej 82.4m2 sipërfaqe totale, ngrohje qëndrore me rrymë, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë stinëve të ftohta. Përveç kësaj, kompleksi banesor ku ndodhet banesa ofron ambiente të përbashkëta, si oborr dhe hapësira të jashtme për parkim. Me një lokacion të përshtatshëm në lagjen Mati 1, banesa ofron akses të lehtë në shërbimet e rëndësishme si dyqanet, restorantet, transportin publik, shkollat si dhe hapësirat e gjelbërta dhe parqe dhe për rekreacion. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)