Zyra gjendet në lagjen Aktash në objektin IVY Residence të ndërtuar nga kompania Iliria Building. Me një sipërfaqe prej 128.9 m², kjo Zyrë përfaqëson një kombinim ideal të funksionalitetit, hapësirës dhe komoditetit. Prona ndodhet në Rrugën Ali Pashë Tepelena, në lagjen Aktash, një ndër lagjet më të preferuara të qendrës së Prishtinës. Pozita e saj strategjike ofron qasje të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit. Brenda një distance të afërt gjenden qendra e qytetit, restorante, markete të ndryshme, si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për jetën e përditshme. Zyra është ndërtuar me materiale cilësore dhe standarde të larta të ndërtimit, duke siguruar izolim akustik dhe termik, ndriçim natyral dhe organizim të brendshëm të menduar mire.
Zyra ka këtë renditje:
| 4 Dhoma pune
| 2 Banjo
| 2 Ballkona
| 1 Depo
| 1 Garazhë