Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, më saktësisht tek banesat e kuqe, lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që në afërsi ndodhet shkolla fillore “Ismail Qemali”, qendra e mjekësisë familjare, institucionet parashkollore, trafiku urban, parking rrugor të mjaftueshëm, hapësira rekreative dhe hapësira të gjelbërta. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 88m2 e cila siguron hapësirë të mjaftueshme për një jetesë komode. Banesa është e mobiluar dhe e gatshme për banim, poashtu është e orientuar në Lindje - Perëndim dhe ka sistem të ngrohjës me ngrohtoren e qytetit (termokos).
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo