Objekti gjendet në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, në kilometrin e 6-të. Është shumë i përshtatshëm për veprimtari afariste pasi që pozicionohet në rrugë kryesore, me qasje të shpejtë dhe të lehtë në drejtime të ndryshme. Objekti është i vendosur në 50 ari truall, ku 1300 m² është baza e objektit, ndërsa pjesa tjetër para objektit shfrytëzohet për parking. Kushtet infrastrukturore i ka shumë të mira: qasjen në objekt, parkingun dhe pjesën mbrapa objektit, gjë që e bën më të shfrytëzueshëm nga biznese të ndryshme që mund ta përdorin për nevoja të tyre.
Objekti është i organizuar në tre kate me sipërfaqet si në vijim:
Kati I-rë: 1300 m²
Kati II-të: 1250 m²
Kati III-të: 1250 m²