Duplex - Banesë me qira në lagjen Lakrishtë – Prime Residence 2

3,500 € / Muaj Per Qira Prishtina-Pejton-Rruga Kosta Novakovic

Banesa gjendet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin Prime Residence 2, një ndër zonat më të kërkuara për banim falë lokacionit qendror dhe infrastrukturës së zhvilluar. Pozicionimi strategjik mundëson qasje të shpejtë në pjesë të ndryshme të qytetit, si dhe dalje të lehtë drejt qyteteve tjera. Me një sipërfaqe totale prej 194m², kjo banesë ofron hapësirë të bollshme dhe organizim funksional, duke garantuar rehati dhe komoditet maksimal për familje. Ambientet janë të mobiluara me stil modern dhe me përkushtim në çdo detaj, ku janë përdorur mobile dhe materiale të brendeve me kualitet të lartë në treg. Orientimi jug–perëndim siguron ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke krijuar ambient të ngrohtë, të ndritshëm dhe me energji pozitive. Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes me pompë termike ofron efikasitet energjetik dhe komoditet optimal në çdo stinë. Kjo pronë përfaqëson kombinimin ideal mes lokacionit premium, hapësirës së bollshme dhe standardit të lartë të banimit.
Banesa ka këtë renditje:
- Kati i 1-rë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Terasë
| 1 Tualet
| 2 Garazha
- Kati i 2-të:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T5130

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
194 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 2.00

Vendodhja e prones