Banesa gjendet në lagjen Qafa, më saktësisht në rrugën kryesore “UÇK” afër Matisse dhe Credins Bank. Banesa ka lokacion të shkëlqyer pasi që ka qasje të lehtë në qendër dhe në shumë shërbime të tjera të nevojshme. Banesa është e renovuar, ka një investim të mirë dhe është e gatshme për banim, ka sipërfaqe totale prej 54m2, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe ka orientim perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo