Banesa gjendet në lagjen Dardania, afër Postës së Madhe dhe institucionit parashkollor. Ka një sipërfaqe totale prej 66.5 m², ofron ngrohje qendrore me Termokos dhe ka orientim në lindje, duke siguruar ndriçim të bollshëm natyral. Lokacioni është ideal, me të gjitha shërbimet e nevojshme në afërsi, duke përfshirë shkolla, markete, stacione të trafikut urban dhe shumë shërbime të tjera. Qasja e menjëhershme në shumë drejtime të qendrës e bën këtë banesë jashtëzakonisht të përshtatshme për jetesë komode dhe praktike.*Banesaka fletë poseduese e cila mund të përdoret si hipotekë për kredimarrje.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 2 Ballkona