Banesa gjendet në lagjen Dardania, më saktësisht te Santea në një zonë shumë të frekuentuar dhe me qasje të shpejt në Qendër. Lokacioni i banesës është shume i favroshëm pasi ka afër pikat kyçe të kyreqytetit, të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe linjën e trafikut urban. Banesa është tërësisht e renovuar dhe e gatshme për banim, po ashtu është e destinuar për konceptin e platformave “Airbnb” dhe “Booking”. Sipërfaqja totale e banesës është 24.59m2 në fletë poseduese, si dhe posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos).
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje / gjumi
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo
| 1 Koridor